Dënohet Ibrahim Tatlises!Ibrahim Tatlises ka humbur një kontest gjyqësor sa i përket aspektit muzikor, ndërsa është dënuar me mbi dhjetë mijë euro.

Bëhet fjalë rreth melodisë së këngës “Agir Ketye Dilemin Rindamin”, e cila thuhet se i takon një artisti tjetër.

Kjo del të jetë e vërtetë pasi artisti Baitullah Guner është autor i këngës dhe këtë e vendosur një gjykatë në Stamboll pas një gjykimi maratonik prej dhjetë vjetëve, transmeton Telegrafi.

Tatlises, melodinë e kishte shfrytëzuar në këngën “Rindamin” të albumit të famshëm Aramam.
Këngëtari do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 11 mijë eurove, ndërsa Tatlises nuk ka të drejtë ankimi pasi edhe gjykata e apelit i ka njohur të drejtën Gunerit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here