Aktori Dennis Quaid ka zbuluar një fakt shokues përsa i përket botës së Hollywood-it.

Sipas aktorit, kokaina përfshihej në buxhetin e një filmi, por me një emër “të fshehur”. Quhej “benzinë” ose futej tek pijet. Ky ishte Hollywood i viteve ’80 sipas aktorit, i cili njihet për të shkuarën e tij të “njollosur” nga droga.

“Në vitet ’80 droga futej në buxhetin e filmave. Ishte njësoj si të pije diçka gjatë pushimit në sheshxhirim”, tha aktori për ‘Newsweek’.

Dennis Quaid vendosi të largohej nga përdorimi i kokainës sepse sipas tij, nëse do të vazhdonte atë rrugë do të kishte vdekur brenda pesë vitesh.

Quaid është i famshëm për rolet e tij në filmat aksion, por edhe komeditë romantike./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here