Denik PrizreniI njohur për mjeshtrin e interpretimit të muzikës së vjetër qytetare edhe asaj argëtuese, Denik Prizreni tash e sa vjet renditet tek zërat e fuqishëm në skenën shqiptare.

Ai, pas angazhimeve të shumta si solo këngëtar, së fundmi ka vendosur që të rikthehet në një grup që la gjurmë për vite të tëra në rokun shqiptar.”

Tashmë jam zyrtarisht solist i grupit ‘TNT’. Marrëveshjen e kemi bërë dy javë më parë dhe tani e tutje do të kontribuoj në këtë grup”, ka thënë fillimisht, Denik Prizreni, ndërsa ka pohuar se kjo ka qenë një dëshirë e përbashkët e cila ka ardhur spontanisht në një darkë shoqërore me anëtarët e grupit ‘TNT’.

“ Kjo ide ka ardhur e pa planifikuar. Kam dalë një natë në darkë me pjesëtarët e grupi dhe në muhabet e sipër, kemi vendosur të provojmë të punojmë së bashku”, vazhdon rrëfimin e tij këngëtari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here