Demi Moore shet shtëpinëAktorja e mirënjohur, Demi Moore, ende është në shok pas vdekjes së të riut dymbëdhjetëvjeçar, i cili u gjet i vdekur kohët e fundit në pishinën e shtëpisë së saj në Beverly Hills dhe ajo nuk dëshiron të jetojnë më atje me familjen e saj dhe ka për qëllim të shesë pronën e paluajtshme, shkruajnë mediet amerikane.

“Unë kurrë nuk dua të shkeli më në atë shtëpi”, tha aktorja në prani të gazetarëve. Dhjetë ditë më parë, kur ka ndodhur aksidenti, ajo ishte duke udhëtuar jashtë vendit.

Një nga miqtë e ngushtë të aktores tha se Demi Moore mendon se shtëpia “ka nam të keq” dhe tenton ta shesë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ish-gruaja e aktorit Bruce Willis e kishte blerë vilën në vitin 2003 për tetë milionë dollarë, menjëherë pas martesës me Ashton Kutcher, me të cilin ajo u divorcua tre vjet më parë.

Tragjedia ndodhi kur në shtëpinë e saj u organizua një aheng, kurse aktorja 52-vjeçare pra nuk ishte atje. Sipas informacioneve të mediave amerikane tani më janë shfaqur disa blerës të kësaj shtëpie në mesin e të cilëve gjenden edhe disa aktorë të njohur, por cilët janë ata nuk është bërë e ditur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here