Vajzat e Demi Moore kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me nënën e tyre pas shkurorëzimit të saj nga Ashton Kutcher.

Sipas Daily Mail, 23-vjeçarja Rumer, 20-vjeçarja Scout dhe 18-vjeçarja Tallulah nuk komunikojnë me nënën e tyre pas problemeve që u shkaktoi ndarja e çiftit.

“Demi aktualisht ka probleme të mëdha, ndërsa vajzat duan të shmangin gjithçka dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Megjithatë, ajo i tërheq me vete dhe ata përfshihen në probleme të ndryshme”.

“Rumer, Scout dhe Tallulah aktualisht nuk duan të merren me gjithë atë dramë. Vajzat kanë qenë pranë saj gjatë gjithë kohës, që nga ndarja deri te rehabilitimi, mirëpo tash mendojnë se duhet të largohen nga e gjithë kjo. Demi tash po kërkon shumë dhe ato janë të lodhura nga e gjithë kjo. Ato duan të kenë një nënë e jo një motër të vogël”, ka thënë një burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here