Demi Moore ka qenë një ndër martesat më të përfolura, të ndjekura dhe publikuara në rrjetet socialë në botën e yjeve të Hollywood-it, dhe tashmë ka mbërritur në stacionin e saj të fundit.

Demi Moore ka deklaruar se ka nisur praktikat e divorcit nga Ashton Kutcher, pas gjashtë vjetësh martesë.

“Me trishtim dhe dhembje të madhe kam vendosur të përfundoj martesën time gjashtë vjeçare me Ashton. Si grua, nënë e bashkëshorte kam disa vlera që i quaj të shenjta, dh prandaj kam vendosur të vazhdoj jetën time më tej”, ka thënë aktorja në një deklaratë për Ap.”Ky është një moment impenjativ për mua dhe familjen time, kështu që u kërkoj të njëjtin mirëkuptim dhe respekt të privatësisë që do ti jepnit çdonjërit që do të ndodhej në këtë situatë”

Shkaku i ndarjes kanë qenë aventurat e 33 vjeçarit Ashton Kutcher, i zbuluar nga tabloid të ndryshëm në shoqërinë e femrave të tjera, larg nga bashkëshortja 48 vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here