Demi Moore është paraqitur në tapetin e kuq më e dobësuar se asnjëherë dhe në shoqërinë e vajzës së saj të madhe dhe jo si ish burri i saj që shoqërohet nga gra të ndryshme në evente mondane.

Rumer, vajza e Moore, nuk e ka lënë për asnjë moment nënës e saj vetëm e cila gjithashtu është shoqëruar edhe nga mikesha e saj më e mirë, Melanie Griffith, që e ka përqafuar atë me një dashuri të madhe.

Artistja 48 vjecare, ka vendosur të reagojë pas dhimbjes së shkaktuar nga tradhëtia e Ashton, duke u zhytur në punët e filmit të saj më të ri ‘Lovelace’ me Amanda Seyfried dhe James Franco, por duhet thënë se Demi akoma nuk ka dalë nga ‘tuneli’ i dhimbjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here