Demi Moore ka folur për herë të parë në lidhje me një abort që e pësoi ndërsa ishte e martuar me Ashton Kutcher.

Aktorja kujtoi se si ajo mbeti shtatzënë jo shumë kohë pasi u lidh me Ashton, 41 vjeçare, në vitin 2003.

Deri në kohën kur ata u fejuan në vitin 2005, Ashton dhe Demi kishin përjetuar dhimbje pasi pësuan humbjen e fëmijës së tyre të parë.

Sipas New York Times, Demi ka shkruar në autobiografinë e saj: “Lidhja me Ashton ishte e tepërt”.

Pas pak, ajo mbeti shtatzënë dhe po priste vajzë të cilës kishte planifikuar t’ia linte emrin Chaplin Ray. Por, ajo e humbi atë kur ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Aktorja më pas ka nisur të konsumonte alkool pasi fajësoi veten për abort dhe jo vetëm kaq. Më vonë, ajo mësoi se Ashton gjoja e kishte tradhtuar.

Demi dhe Ashton u ndanë në vitin 2011 dhe ndërsa ajo ka mbetur beqare, aktori është martuar përsëri me aktoren Mila Kunis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here