Demi Lovato nuk e ka në plan që t’i rikthehet karrierës filmike pasi ka frikë se “gjendja e brishtë mendore” mund të rishfaqet nëse ajo përballet me presionin e punës në xhirime.

Këngëtarja dhe aktorja në vitin 2010 u regjistrua në një qendër rehabilituese për të tejkaluar probleme të shumta, duke përfshirë çrregullimet e ushqyerjes, depresionin dhe vetë-lëndimin.

Tani ajo ndihet më mirë, ndërsa vitin e kaluar publikoi albumin e tretë të saj, “Unbroken”.

Megjithatë derisa po vazhdon të merret me muzikë, ajo shmang projektet filmike, në mënyrë që të mos ketë probleme të ngjashme në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here