Demi Lovato ka deklaruar se ka pasur një fëmijëri jo të mirë, pasi shokët e saj të klasës e ngacmonin vazhdimisht për mbipeshën.

Aktorja 18 vjeçare e cila së fundmi është përballur me trajtim mental në një prej klinikave në LA, ka thënë se ajo vazhdon të përballet edhe sot e kësaj dite me ç’rregullime në ushqim dhe se pesha e saj në fëmijëri bëri që të gjithë ta ngacmonin.

“Unë vërtet nuk e kam ditur se pse ishin aq të këqinj ndaj meje. Dhe kur i pyesja se pse, ata më thoshin: “Mirë, ti je e trashë”. Mirë, unë isha e hidhëruar sepse isha e trashë. Dhe më pas i vendosa vetes një regjim ushqimi, të cilin e përdori edhe sot e kësaj dite”, deklaroi Lovato.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here