Demi Lovato ka lansuar një video në internet përmes së cilës i falënderon fansat për mbështetjen e tyre gjatë kohës kur ajo qëndroi në rehabilitim.

Këngëtarja dhe aktorja 18-vjeçare qëndroi në një klinikë në Illinois ku u mjekua për “çështje emocionale dhe fizike”, nga ku u largua në janar, dhe tani nuk i ka harruar fansat të cilët e mbështetën gjatë “kohës më të errët të jetës së saj’.

“Dëshiroja t’u informoj se jam kthyer dhe jam në shtëpi. Dhe se nuk do të isha këtu sot po të mos ishte mbështetja juaj që më keni dhënë gjatë gjithë kohës”, thotë mes tjerash Lovato.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here