RihannaRihanna ka publikaur më në fund albumin e shumëpritur.Pas shumë paralajmërimeve dhe pritjes së gjatë, artistja ka publikuar albumin e saj “ANTI” me këngë të reja.

Albumi aksidentalisht është postuar në platformën muzikore “Tidal”, e edhepse pas dy orës albumi është hequr nga aty, por ishte vonë pasi këngët janë kopjuar dhe kanë filluar të rrjedhin në internet.

Kështu, vetë Rihanna ka lajmëruar fansat se albumi është gati dhe mund ta dëgjojnë në “Tidal”, transmeton lajmi.net.

Albumi ka dalë pak orë pasi ajo ka lansuar këngën e parë, bashkëpunimin “Work” me Drake, këngë kjo e cila është në vendin e parë në 70 vende të botë.

http://listen.tidal.com/album/56677089

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here