Deger Deniz u vra barbarisht Këngëtarja dhe kantautroja e njohur turke është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në lagjen Taksim të Stambollit.

Trupi i Deger Deniz, 39-vjeç u gjet nga vëllai i saj, pasi familja nuk kishte arritur të kontaktonte me të gjatë gjithë ditës, transmeton Telegrafi.

Vëllai njoftoi policinë, e cila konstatoi se ajo ishte vrarë me rripin e çantës së saj, ndërsa duart e saj ishin lidhur me kabllon e telefonit.

Funerali i këngëtares do të mbahet pas autopsisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here