Debate e zënka në shtëpinë e Big BrotherGjatë kohës që Elona debaton me Anaidin duke akuzuar njëri-tjetrin se në momente të caktuara kanë mbrojtur Viganin apo Edberin për strategji loje, për t’i shpëtuar nominimeve, në debat ndërhyn Joana.

Ajo ndodhet në tavolinë duke ngrënë dhe i del në mbrojtje Anaidit duke i thënë Elonës se ajo ka këshilluar vazhdimisht Edberin sepse ka pasur frikë se ai do ta dominonte. Elona i kundërvihet edhe asaj duke i thënë me ironi “epo unë nuk i diskutoj nga mëngjesi në darkë për nominimet duke i mbledhur njerëzit në një mënyrë që…”.

Anaidi tashmë mbron Joanën duke i thënë Elonës se Joana nuk ka frikë nga nominimet sepse ka qenë çdo javë në nominim. “Unë s’jam Joana, s’kam nevojë për mbrojtjen e askujt për të vazhduar në këtë shtëpi” i thotë Elona Anaidit dhe ai i përgjigjet “Sa gjysma e Joanës të ishe ti sepse ajo ka qenë çdo javë në nominim dhe Joana përveç meje në shtëpi nuk ka asnjë aleat”. Ilirit i bën përshtypje shprehja e Anaidit dhe i thotë “Sikur aleancat i bënin të dobëtit, çfarë ndodhi tani që jeni bërë aleatë ju?”.

Kështu debati spostohet te Iliri dhe Anaidi. Anaidi u thotë banorëve se Joana është konkurentë shumë e fortë sepse pas çdo jave në nominim, ka vazhduar të qëndrojë në shtëpi. Iliri siç e ka zakon, me të qeshur i thotë “po se të gjithë e duan një majmun argëtues në këtë shtëpi” dhe më pas shton “ajo s’merr asgjë seriozisht”. Iliri thotë se Joana i thotë se ai është majmuni i shtëpisë dhe Anaidi fillon të flasë vulgaritete për të bërë që të preket Ilirin dhe më pas Elonën. Iliri i thotë Joanës se ajo nuk ka dhënë asgjë të re në shtëpi për dy muaj përveç zënkave dhe debateve. Ndër të tjera ai i thotë “je e pisët, s’të do njeri në këtë shtëpi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here