David Hasselhoff sërish përfundoi në spitaHayley Hasselhoff (17-vjeçare) ishte e detyruar që ta thërras nënën e tij Pamela Bach-in, në mënyrë që ajo të intervenojë për shkak të dehjes së tepruar të David-it, njofton Tmz. Ish-bashkëshortja e tij Pamela e ka thirrur 911 dhe pas kësaj David përfundoi në spitalin lokal, që nuk është edhe hera e parë.

Herën e fundit një skenar identik ishte zhvilluar në muajin maj, kur David, po në intervenimin e Hayley-it dhe Pamela-s, dhe me ndihmën e thirrjes telefonike ishte dërguar në spital.

Ylli i ‘Shërbimet shpëtimtare’ qe disa vite është duke u përballur me varësinë nga alkooli, ndërsa mediat janë duke e përcjellë këtë vazhdimisht.

Ekcesi i tij i parë i madh kishte ndodhur në vitin 2007, kur ishte fotografuar në dhomën e një hoteli në Las Vegas i shtrirë në dyshemë pa maicë dhe ‘i vdekur’ nga dehja i cili mundohej që ta hante një sendviç, para vajzës së tij, Taylor-it e cila vazhdimisht e luste që të ndërprente së piri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here