Angelina Jolie pritet të jetë shumë e zhgënjyer, pasi regjisori David Fincher besohet të ketë refuzuar që të marrë përsipër filmin e saj të ri “Cleopatra”.
Aktorja hollywoodiane e cila është thënë se do të ndjekë hapat e aktores legjendare Elizabeth Taylor për të luajtur rolin e ikonës egjiptiane, ka shpresuar që David Fincher të jetë në rolin e regjisorit, por kjo duket se nuk do të ndodhë.

Fincher e refuzoi këtë projekt dhe sipas mediave amerikane Sony Pictuers po kërkojnë një regjisor të ri, kurse si favorit shihet Ang Lee.

Fincher më parë këmbënguli se do ta bëjë filmin “Cleopatra” një film më larg të kaluarës me shpatat dhe epicitetin e lashtë, për ta bërë më të ndërlidhur me realitetin e sotëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here