David Beckham, pavarësisht axhendës së ngjeshur që ka gjatë qëndrimit disaditor në Londër arrin të gjejë kohën e duhur për dy vajzat e tij të preferuara, gruan Victoria dhe vajzën Harper.

Përpara takimit me Kryeministrin në Downing Street, David kaloi një drekë të këndshme me Posh dhe vajzën e tyre të vogël në Notting Hill.

Victoria, 38 vjeç, si gjithnjë ishte e veshur shik, me një fustan me jakë të mbyllur, pjesë e koleksionit të saj, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale të larta ortopedike.

Vogëlushja Harper, e cila vetëm para pak kohësh mbushi një vjec, dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të qëndisur, sandale bezhë dhe një rreth ngjyrë argjendi në kokë.

Familja jo e plotë (pasi çifti ka edhe tre fëmijë të tjerë) drekoi në restorantin London 202, përpara se David të takohej me kryeministrin Cameron, për të diskutuar rreth cështjes së varfërisë ekstreme të fëmijëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here