David dhe Victoria Beckham festuan 16 vjetorin e martesësDavid e Victoria Beckham kanë festuar sot 16 vjetorin e martesës së tyre. Pas kaq vitesh të kaluara së bashku, ata duken edhe më të dashuruar.

Futbollisti anglez David Bechkam, kishte vendosur që urimin për përvjetor ta shprehet në Facebook, dhe ta ndante me gjithë fansat e tij.

“Si sot 16 vite më parë, ishte dita jonë e veçantë. Tani 16 vite më pas ne kemi fëmijë të mrekullueshëm. Faleminderit që mi dhurove vocërrakët e mrekullueshëm! Urime përvjetori!”, shprehet David në Facebook.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ikona e modës Victoria Beckham, duke i dedikuar një postim ne rrjetet sociale.

“Gëzuar përvjetorin! Të dua shumë dhe jam shumë krenare me familjen tonë”, shkruan ajo. Çifti është martuar në vitin 1999 dhe kanë tri djem dhe një vajzë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here