Pritja e gjatë e fansave për të parë David Beckham në të brendshmet e tij që nga koha kur ai shpalli fushatën e re publicitare në korrik, duket se ka marrë fund.

Imazhet e reja tregojnë futbollistin 36-vjeçar, duke u paraqitur në pantallona të shkurtra e të ngushta për shitjet me pakicë të firmës së modës H & M.

David nxjerr në pah trupin e tij të tonifikuar dhe atletik, ndërsa mban veshur në mënyrë artistike vetëm një palë të mbathura.

Veshur me një palë pantallona të shkurtra të ngushta ngjyrë të bardhë, që me pakicë kushtojnë 9,99 paund, babai i katër fëmijëve duket në formë të shkëlqyer.

Imazhi mbart shumë ngjashmëri me atë të fushatës së mëparshme së Beckham me markën e njohur italiane të veshjeve, Armani. Projekt ky për të cilin ka modeluar në vitin 2007.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here