Ish – fubollisti David Beckham është një baba tepër i përkushtuar dhe ketë e tregon herë pas here.
Teksa ndodhet me familjen në Los Angeles për pushimet e Pashkëve, ai u fotografua nga paparacët në shoqërinë e vajzës së tij të vogël Harper.
Siç shkruan dhe tabloidi britanik DailyMail, Beckham tregon gjithnjë një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve të tij dhe këtë e tregon edhe në publik.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, babai i katër fëmijëve, pati deklaruar se i shoqëron kudo fëmijët dhe se kjo i jep shumë kënaqësi.