David Beckham, është ftuar nga ylli hollivudian Vinnie Jones për të luajtur në ribërjen e filmit “Escape for Victory”.

34- vjeçari është i kërkuar nga ish futbollisti i kthyer në aktor, Vinnie Jones, që të luajë në riprodhimin e filmit të vitit 1981, që ka të bëjë me të burgosurit e paktit të Antantës, që sfidojnë për një ndeshje futbolli gardianët nazist të burgut.

Jones beson se nëse Beckham pranon rolin kryesor, atëherë filmi do të mund të vërshonte si tregun britanik ashtu dhe atë amerikan.Raporte tjera thonë se Jones ka besim në aftësitë aktruese dhe profesionale të Beckham në mënyrë që filmi të duket superior dhe tejet origjinal.

Shkathtësitë origjinale futbollistike të aktruara në këtë film do të ishin aq origjinale sa që do të dukej se ngjarja është e vërtetë. Tani kemi ftuar dhe disa futbollistë tjerë profesionistë”, ka thënë një burim i Jones për The Sun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here