David Beckham festoi “gjysme” nudo pas fitores në takimin Juve-Milan.

Me këtë rast të gjithë admirueset e trupit të tij patën rastin të shohin një tjetër tatuazh: Krishti bardhë e zi, i ulur në tokë, ndërsa në kokë mban kurorën me gjemba.

Këtë tatuazh mësohet se Beckham ia ka dedikuar gjyshit të tij Joe West, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, derisa futbollisti ndodhej në Afrikën e Jugut.

David ka në trupin e tij gjithsej 17 tatuazhe, dedikuar gruas Victoria, tre djemve si dhe momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here