Deri te martesa mbretërore e princit William dhe Kate Middletonit kanë mbetur saktësisht 18 ditë. Në dasmë janë ftuar 1 900 persona.

Për mikpritjen e tyre, por edhe për dy gosti më 29 prill janë shpenzuar 34 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e parave për dasmën e princit William, madje 32 milionë dollarë, do të shpenzohen për sigurinë – qindra policë, personel ushtarak dhe truproja private do të mbrojnë mysafirët dhe miliona persona që priten në afërsi, transmetojnë mediet britanike.

Pas dasmës, princi William dhe Kate do të shkojnë në Pallatin Buckingham, me të njëjtën karrocë si princesha Dajana, e cila ishte e martuar me princin Charles.

Së bashku me çiftin, drejt pallatit do të drejtohen edhe 600 të ftuar, të cilët do të marrin pjesë në drekën martesore, e cila organizohet nga mbretëresha Elizabeta II.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here