Daniel Craig, protagonisti i James Bond, u martua me aktoren Rachel Weisz muajin e kaluar në një ceremoni të fshehtë në të cilën ishin të pranishëm vetëm 4 persona.

Pothuajse asnjë detaj nuk është bërë i ditur nga martesa e aktorëve dhe duket se me kalimin e kohës nuk do të zbulohet gjë duke qenë se aktori kërkon që jetën e tij private ta mbajë jashtë sferës publike.

“U martova “fshehurazi” dhe nuk mund të them se si ia arrita. Jeta private është shumë e rëndësishme për mua dhe çdo aspekt i saj është parësor”, shprehet Craig për ‘Acces Hollywood’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here