E dashuruara Kim Kardashian i është referuar të dashuritë të saj të momentit Kanye West si “njeriu i jetës së saj” përmes një postimi të bërë së fundmi.

Bukuroshja e “Keeping Up with the Kardashians” është në lidhje me krijuesin e hitit “No Church in the Wild” prej vetëm disa muajsh por tashmë duket se ‘ifti e kanë marrë lidhjen shumë seriozisht, dhe thashethemet thonë se ata janë duke planifikuar edhe martesën dhe krijimin e familjes.

Kim shkroi sot në lidhje me fatin e saj dhe dukej qartë se po i referohej martesës së saj të dështuar me Kris Humphries, me të cilin u nda pas vetëm 72 ditësh.

“Njerëzit takojnë personin e jetës në rrugën të cilën e marrin me qëllim të shmangies së tij”.
Kim ishte në proces të divorcimit nga ish bashkëshorti kur filloi romancën e saj me reperin dhe deri më tani duket se gjithcka po shkon mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here