Ka disa muaj që ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe aktualisht na bënë të ditur se është duke i shijuar ditët më të lumtura të jetës së saj. Këngëtarja Fjolla Morina e cila kohëve të fundit është mjaftë e angazhuar me projekte muzikore shumë shpejt do të sjellë befasi për adhuruesit e saj.

“Fatmirësisht dashuria jonë po ecën shumë mirë, uroj që kjo dashuri të vazhdojë deri në fund të jetës. Djaloshi me të cilin jam tani e disa muaj është duke i përmbushur plotësisht dëshirat për të cilat kamë ëndërruar vazhdimisht.

Mendoj se jam vajzë me fat që takova këtë djalë. Tani me shumë vullnet kam nisur disa projekte të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do ti shpalos për adhuruesit e mi”,ka thënë ajo për “Zëri”.

Fjolla përveç angazhimeve në projektet e reja, thotë se është e angazhuar mjaftë shumë edhe nëpër koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. Mbase edhe fitimet në këto mbrëmje thotë se janë të shkëlqyeshme. “Natyrisht se puna dhe mundi i çdo këngëtari duhet të paguhet. Kështu ndodhë edhe me mua, në realitet këtë vit kam qenë shumë e angazhuar me këto mbrëmje si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe natyrisht se edhe me fitimet jam mjaftë e kënaqur. Por ajo që duhet ta dinë të gjithë është se këngëtari sa fiton aq edhe shpenzon, madje mund të shpenzoj shumë më shumë. Nuk është lehtë dhe lirë të realizohet një këngë dhe një videoklip, duhet një shpenzim i madh për të realizuar një projekt muzikor. Andaj ashtu siç fitojmë ashtu edhe shpenzojmë”, shton ajo.

Ajo pritet që së shpejti të nisë edhe xhirimet nëpër programet e Vitit të Ri, mbase për këtë fundvit nuk do të mungoj edhe një videoklip. Fjolla dhe këtë vit po e përmbyll me suksese, ajo uron që karriera e saj muzikore të ngrihet çdo herë e më shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here