Justin Bieber ka publikuar videoklipin e tij më të ri, të këngës “As Long as You Love Me”, pjesë e albumit super të suksesshëm “Believe”.

Në këtë klip prezantohet një storie e dhimbshme e dashurisë, ku Justin është i dashuruar në një vajzë të bukur brune, dhe vendos që të përballet me të gjithë për shkak të saj.

Lidhja kundërshtohet nga babai i vajzës, me të cilin Justin përleshet gjatë tentimit për tu arratisur. Në fund Bieber përfundon i përgjakur.

Një pjesë të kësaj kënge e këndon rep këngëtari Big Sean.
Paraprakisht këngëtari është prezantuar me një tjetër këngë që rezultoi e suksesshme, “Boyfriend”, klipi i së cilës shfaqte një Justin luksoz, i rrethuar nga njerëz të bukur dhe makina të shtrenjta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here