"Dashni" e Majkit, e kalon dy milionshin për pesë ditë Megjithë kritikat që mori duke u akuzuar se ka vjedhur stilin e një këngëtari francez për këngën e tij të re, Majk po arrin sukses të jashtëzakonshëm.

“Dashni” titullohet kënga, të cilën reperi e solli të realizuar me videoklip ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.

Ky projekt arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut duke u klikuar më shumë se dy milionë herë në vetëm pesë ditë nga publikimi i tij.

Nuk dihet nëse ky projekt do të kalojë suksesin e “Sjena mo”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Getoar Selimi, këngë kjo e cila arriti më shumë se 20 milionë klikime duke u renditur e para në mesin e të gjitha prurjeve muzikore të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here