Daniel Craig s’do jetë agjenti sekret 007Aktori 48-vjeçar Daniel Craig ka refuzuar ofertën prej 88 milionë euro për të interpretuar rolin e James Bond në dy filma të tjerë të sagës së famshme.

Ai nuk do të veshë më rrobat e agjentit sekret 007 edhe pasi e ka interpretuar në ekranin e madh plot katër herë.

Sipas “Daily Mail”, aktori ua ka komunikuar lajmin administratorëve të “Mgm Studios” se nuk do ta rimarrë rolin që i dha famë botërore. “Spectre” i vitit 2015 ishte seria e fundit e interpretuar nga ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here