Daniel Craig heq dorë nga agjentin 007Daniel Craig nuk do të jetë më James Bond, pasi ka “tradhtuar” spiunin britanik për një rol në serialin amerikan televiziv “Purity”. Ai do të jetë në të paktën 20 episodet e ardhshme të këtij seriali.

Aktori 47-vjeçar ka luajtur “007”-n për një dekadë në filmat “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe së fundmi “Spectre”.

Seriali “Purity” është i bazuar në novelen e Jonathan Franzen, ndërsa Daniel do të luajë rolin e gjermanit karizamtik Andreas Wolf, që ofrohet për t’i ndihmuar gruas amerikane Purity për të gjetuar të atin.
Seriali ka si producent Scott Rudin, që ka punuar edhe më parë në Daniel Craig në filmin “The Girl With the Dragon Tattoo”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here