Daniel Craig do të interpretojë agjentin 007 edhe në dy filma të tjerë nga të cilët do të përfitojë rreth 25 milionë dollarë.

Sipas ‘Daily Mail’, aktori britanik i cili do të shfaqet në kinema në fund të këtij viti me episodin e radhës të James Bond të titulluar ‘Skyfall’, ka nënshkruar një kontratë javën e kaluar për pjesëmarrjen e tij në dy projektet e radhës të filmit më të famshëm spiunazh.

Deri tani janë realizuar 22 filma me agjentin 007, të cilët gjatë historisë së tyre kanë grumbulluar plot 3.5 miliardë dollarë në të gjithë botën.

Filmi i radhës, “Skyfall”, do të nisë shfaqjen në kinematë botërore në fund të tetorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here