Craig nuk dëshiron të heqë dorë nga xhirimi i filmave për superagjentin britanik, James Bond.

Filmi i tretë i 44-vjeçarit, “Skyfall”, do të dalë nëpër kinema gjatë këtij viti, ndërsa aktori ka thënë se dëshiron të vazhdojë xhirimin e filmave për Bond derisa t’ia lejojnë këtë.

“E di se pas meje do të vijë dikush tjetër, ndërsa shpresoj që edhe pas tij të ketë dikush që do ta luajë James Bondin. Unë po ashtu dëshiroj vazhdimin e sagës”, ka deklaruar Craig.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here