Daniel Craig gjithmonë bën paraqitjen më të mirë në xhirime pasi dëshiron të jetë një James Bond sa më inspirues.

Aktori 54-vjeçar, i cili e përsërit rolin e agjentit sekret 007 edhe në vazhdimin e ri të filmit, kësaj here të titulluar “Skyfall”, thotë ai jep maksimumin pasi ndjehet me fat që punon me disa prej njerëzve më të mirë të kësaj industrie dhe dëshiron të jetë inspirues secilën herë.

“Kur realizojmë filmin unë jam i fokusuar vetëm në këtë gjë. I ruaj nivelet e energjisë sa më të larta që mundem gjithë kohës”.

“Dua të jem inspirues, dhe të inspirohem vet. Dhe jam mjaft me fat që punoj me disa njerëz të mahnitshëm me përvojë të pafund”, ka thënë Craig për revistën Empire.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here