Craig do të jetë agjenti i parë 007 me mjekër në filmin e ardhshëm të James Bond.

Aktori do të jetë i pari që do të mbajë mjekër në historinë e filmave të agjentit të famshëm. Por, ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm. Filmi i radhës i agjentit 007 me titull ‘Skyfall’ do të ketë një buxhet shumë më të ulët se të mëparshmit.

Një burim tha për mediat britanike: “Kasti i aktorëve do të jetë i limituar. Skenat e aksionit më shumë kanë të bëjnë me shpërthime dhe jo përleshje mes personazheve apo shkëmbime zjarri.”

Filmimet që do të fillojnë muajin e ardhshëm do të realizohen më së shumti në Londër dhe Skoci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here