Dani vjen me baladën e shumëpritur ‘Mos prano’ Siç edhe kishte paralajmëruar, pas një pauze me balada, Ramadan Krasniqi sërish është rikthyer me këtë zhanër.‘Mos prano’ është kënga e sapo edituar që për fansat e tij këngëtari e ka sjellë edhe me videoklip.

Me tekst nga Fatmir Muja dhe orkestrim e aranzhim nga Virusi, këngëtari i njohur më mirë si Dani ka edituar këtë këngë së bashku me produksionin ‘Emra’.

Si zakonisht këngëtari në fjalë njihet si mjeshtër i baladave përderisa edhe kënga ‘Mos prano’ është e zhanrit të tillë dhe trajton temën e një dashurie të humbur e cila ka për mesazh që humbjet ti kthejë në forcë.

Vetëm pak orë pas publikimit në YouTube kënga ka marrë mbi 35 mijë klikime.

Këngëtari i njohur shqiptar Ramadan Krasniqi-Dani njihet për hitet e mëdha në zhanrin baladë, siç janë, ‘Ti që fike shpirtin tim’, ‘Lamtumirë’, ‘Tradhtare’ e të tjera, kjo e fundit me tirazh shitjeje në CD gjatë vitit 2003, prej 70 mijë copë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here