daniPër bashkëpunim në mes të dy këngëtarëve Ramadan Krasniqi-Dani dhe Leonora Jakupi është njoftuar më herët.

Më poshtë mund të dëgjoni një pjesë nga kënga e tyre më e re, e cila e plotë si premierë do të jepet në RTV21 gjatë programit festiv, njofton 21Media.

Kënga më e re nga Dani dhe Leonora është realizuar nga Arbër Gjikolli (Big Bang), ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko.

Në videon më poshtë nga minutën 12:15 keni një pjesë nga kënga e tyre e përbashkët, derisa mund të shikoni edhe pjesë nga përgatitjet e programit festiv për fundvit.

Kujtojmë që Dani fliste për një duet me një “këngëtare të veçantë” për të, e cila rezultoi të ishte Leonora Jakupi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here