Ethet e vërteta te skualifikimit edhe nga votat e publikut nisen këtë te enjte ne “Dancing with the Stars”. Shtate personazhet e mbetura vip, te cilëve një punatate me pare iu dha mundesia te permiresonin piket e tyre pa skualifikim, kane garuar mbrëmjen e djeshme ne dy gjini kërcimi.

Ne fillim “Ballroom” e pastaj “Latino” kane qene përzgjedhjet e autoreve te këtij formati te njohur ndërkombëtar, i cili vjen për here te pare ne Shqipëri nga Tring Dixhital dhe Vizion Plus.

Gjinitë, kane zbuluar kështu performanca te veçanta duke i sjelle personazhet e njohur me te mirat e defektet e tyre. Pas votave te jurisë, përfshi këtu edhe ato te një mbrëmje me pare gjithçka i është lënë ne dore publikut me ane te sms-ve.

Shuma e pikëve, ndryshe nga herët e tjera kur skualifikimi i lihej sfidës “Dance Off”, ka bere qe i fundit ne liste, te jete i larguari i radhes Viktor Zhusti.

Gjashte është numri i personazheve vip qe tashme kane mbetur ne gare, drejt natës finale dhe çmimit te madh 50 mije euro. Spektakli “Dancing with the Stars”, ritransmetohet te premten ne Tring Dixhital e te shtunën ne Vizion Plus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here