Ka përfunduar aventura amerikane e Elisabetta Canalis në “Dancing with the stars”. Ish e dashura e George Clooney-it dhe partneri i saj Val Chmerkovsky u eleminuan gjatë takimit të dytë të spektaklit.

Canalis arriti në balotazh me dy personazhe të tjerë shumë të dashur nga publiku amerikan, Chaz Bono, I biri i Cher dhe David Arquette, ish bashkëshorti i Cortney Cox.

Elisabetta rrezikonte eliminimin që në takimin e parë të “Dancing with the stars”, por shpëtoi falë një paraqitjeje të mirë që bërë në provën e fundit.

Për mua çdo moment i kaluar këtu, ka qenë mjaft i vyer. Ishte një aventurë shumë e madhe, – ka thënë Canalis në lidhje me këtë eksperiencë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here