"Dancing with the stars", ja si do prezantojë Ami e ErmaliNga një show ku provokoheshin të qeshura, tani në një garë ku grupohen fansa VIP-ash. Nuk dihet ende nëse produksioni u ka rezervuar ndonjë kërcim dashurie, por Ami Toska dhe Ermal Mamaqi janë gati për shfaqjen e tyre të parë si çift, në një skenë ku kërcejnë vetëm çifte.

Ajo do të jetë në skenën qendrore, ndërsa ai në backstage-in e “Dancing with the stars”. Ami flet për këtë eksperiencë të re televizive në çift, një maratonë netësh spektakli në “Vizion Plus”, që nis të enjten. 
Ami, po përgatitesh për të nisur prezantimin e “Dancing with the stars” të enjten në “Vizion Plus”. Si do të shfaqesh në këtë “show”?

Tashmë çdo gjë është gati për start. Transmetimi “live” fillon këtë të enjte në “Vizion Plus”, por nuk mund të them shumë gjëra, për sa i përket asaj që do të ndodhë në spektakël dhe detajet e tjera që kanë të bëjnë me mua, sepse mënyra më e mirë për t’i shkëmbyer këto emocione është spektakli vetë.
Nga “Portokalli”, një spektakël ku bëhej shumë humor, tani në një garë ku ambicja e artistëve shfaqet hapur. Cili format të josh me shumë?
Tani, pa diskutim “Dancing with the stars”.

Tashmë dihen emrat e të gjithë pjesëmarrësve VIP në garën e kërcimit. Je tifoze e ndonjërit/ës prej tyre?

Personazhet janë mjaft interesantë, janë të rinj, të talentuar, të dashur për publikun dhe besoj kjo do e bëjë garën mjaft interesante nga nata në natë. Nuk më lejohet të shpreh preferenca (qesh). Në fakt, bëj shaka sepse nuk jam pozicionuar tek askush dhe nuk kam si ta bëj dhe po të dua. Është shumë herët për të folur rreth kësaj.

Mund ta quanim këtë spektakël një takim tëndin me dashurinë e hershme, baletin? Do të kërcesh në netët e tij dhe a do të jetë Ermali partneri yt në ndonjë rast?

Natyrisht që ideja e baletit më mikloi shumë, por sigurisht që nuk ishte kjo gjë që më bëri të pranoj ofertën për drejtimin e “Dancing with the stars”. Që do kërcej, do kërcej, po se me cilin partner… këtë s’e di, se si do shkojë. (qesh)

Meqë jemi te Ermali, kjo është hera juaj e parë që moderoni një spektakël në çift. Zakonisht çiftet preferojnë të punojnë larg njëri-tjetrit. Mos ndoshta ju e kontrolloni njëri-tjetrin?

Nuk do ta quaja kontroll. Ne kemi dhënë prova që duam të punojmë dhe jemi produktivë bashkë, kështu që na pëlqen pa masë kjo eksperiencë. Mund të them se në këtë rast do të eksplorojmë njëri-tjetrin në një fushë tjetër, në fushën e kolegëve dhe partnerëve në skenë.

Pas martesës, një çift planifikon sjelljen në jetë të fëmijës së parë, ju keni bërë plan të tillë?

Kemi plane kemi, mos u bëni merak, dhe mos u mërzisni që po prisni pak (qesh). /Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here