Këto ditë pritet të nisë në “Vizion Plus” spektakli “Dancing With the Stars”, një garë mes emrave të njohur të botës së televizionit, që sfidojnë njëri-tjetrin me kërcim.

Ky është viti i tretë i këtij spektakli në Shqipëri, dhe pas dy edicioneve të fituara nga dy personazhe meshkuj, modeli Oni Pustina dhe aktori Enver Petrovci, ndoshta automatikisht pritshmëria këtë herë është për një fituese femër. Ndaj produksioni i “Dancing with the stars Albania” u ka kushtuar rëndësi femrave konkurrente që janë bërë pjesë e kësaj gare.

Tashmë pjesëmarrësit kanë filluar provat, ndërkohë që janë zbuluar emrat e shtatë vajzave të njohura, që kanë pranuar të bëhen pjesë e “Dancing 2012”. Ato janë: Elvana Gjata, Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri, Ornela Bregu, Anjeza Maja, Zhaku (Inida Gjata) dhe Niada Saliasi, raporton Panorama plus.

Kurse për sa u përket meshkujve konkurrentë, këtë vit do të shohim në përballje televizive: Bujar Kapexhiun, Vedat Ademin, Artan Imamin, Dren Abazin etj. Ami dhe Ermali konfirmohen sërish prezantues të formatit, ndërsa çifti i balerinëve Enada dhe Gert Vaso janë koreagrafët e produksionit. Juria, që është dhe një nga elementet kryesore të këtij formati, përbëhet po nga Ilir Shaqiri dhe Iva Tiço, ndërsa vendin e Arian Çanit e zë Alfred Kaçinari.

Me largimin e Vera Grabockës si regjisore e spektaklit, këtë vit gjithçka mbi produksionin, konkurrentët, të ftuarit apo organizimin deri në detaje të spektaklit është marrë përsipër nga vetë producentja e “DWS”, Olta Dulaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here