Matt Damon, ka zbuluar se ka refuzuar rolin në Avatar për shkak të orarit të ngjeshur të xhirimeve.

Sipas revistës WENN, Damon kishte biseduar për rolin kryesor në filmin “Avatar” me regjisorin e tij, James Cameron, para se të refuzojë ofertën për shkak të orarit të ngjeshur.

Ai shtoi se në atë kohë po përfundonte xhirimin e filmit “The Bourne Ultimatum” dhe se nuk mund ta linte. Aktori i njohur tha se nuk mund të xhironte “Avatarin” , në kohën kur po xhironte filmat “The Bourne Ultimatum” dhe “The Green Zone”.

Vendin e tij e mori pastaj Sam Uorthington, i cili u bë i njohur me rolin në filmin më profitabil të të gjitha kohëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here