Në ndejën e ditëlindjes së Matt Damon yjet e mbrëmjes ishin transvestitët. Kënduan dhe u zhveshën në skenë ndërsa Matt Damon dhe mysafiri i tij, Tom Cruise, janë ‘goditur në prapanicë’.

Matt Damon (42), ftoi kolegun e tij, Tom Cruise (50) në ndejën e tij të ditëlindjes në një klub të Londrës. Yjet e mbrëmjes ishin transvestitët, të cilët bënë një show.

Përveçse kënduan dhe u zhveshën në skenë, duke u argëtuar ua kanë skuqur me shuplaka prapanicat Cruises dhe Damonit.

“Ndeja Kinky është organizuar nga John Krasinski, bashkëshort i Emily Bluntit. Në orët e para, Tom dhe Matt janë goditur në prapanicë nga transvestitët. Matt, natyrisht, u godit më shumë për shkak se kjo ishte nata e tij e veçantë. Për fat të mirë, kjo ishte argëtuese dhe qesharake për ta”, zbuloi një burim.

Yjet e tjerë, të cilët u argëtuan në këtë ndejë ishin edhe Emily Blunt, Chris Hemsworth, Bill Paxton dhe disa të tjerë.

Cruise, aktualisht si një beqar po kalon kohën në Londër duke xhiruar skenat e filmit “All You Need is Kill”, në të cilin film gjithashtu do të shfaqet me një rol edhe aktorja, Emily Blunt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here