DJ Dalool ka realizuar edhe një bashkëpunim me këngëtaren kosovare Eliza Hoxha.

Dalool pas suksesit të tij me këngën “Guximi” të Genta Ismajlit, e cila së fundi është kërkuar edhe në Suedi nga disa producentë, ka realizuar edhe këngën “Nuk mundesh” në bashkëpunim me Eliza Hoxhën.

Kënga është realizuar në një version techno dhe pritet të jetë po ashtu një hit nëpër trojet shqiptare, por pse jo edhe më gjerë, pasi që Dalool bën muzikë në shumë diskoteka shqiptare e zvicerane në Zvicër.

Dalool në një intervistë të mëhershme për Express po ashtu pat thënë se është duke përgatitur edhe një album me muzikë të tillë, përderisa në të pritet të ketë edhe shumë befasi. Njëra prej befasive është edhe bashkëpunimi me Eliza Hoxhën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here