Vëllezërit J.R. dhe Bobby Ewing në vazhdimet e reja të serialit për kaubojt e naftës do të vazhdojnë luftën për pasuri të cilën e kanë filluar para 34 vjetësh.

Edhe pse seriali i është mërzitur Larry Hagman (80) aq shumë sa që ishte dehur duke xhiruar, ndërsa Patrick Duffy (63) e urren, pas 20 vjetësh janë përsëri bashkë. Në vazhdimet e reja të sagës për jetën e familjes Ewing, Larry Hagman, Patrick Duffy dhe Linda Gray (71) janë kthyer në rolet e J.R. të pamëshirshëm, Bobbyt zemërmirë dhe alkoolistes Sue Ellen.

Edhe pse në të 80-at kur seriali ishte në maje të popullaritetit kanë përjetuar statusin e yjeve, aktorët e kishin jetën rrëmujë. Hagman, respektivisht J.R. pinte tri shishe shampanjë në ditë dhe drogohej. Duffy e urrente serialin, sepse të gjithë e identifikonin me Bobbyn, ndërsa Linda Grayt pas 21 vjetësh i është shkatërruar martesa me fotografin Ed Thrasher. Çifti nuk takohej, sepse Linda ishte në shesh të xhirimeve gjatë tërë kohës. Por aktorët megjithatë i kanë harruar përvojat e këqija. Pavarësisht viteve dhe moshës së tyre, kanë pranuar të xhirojnë episodet e reja. Treshja në humor të mirë është shfaqur në tepih të kuq në Londër për të prezantuar sezonin e ri të serialit amerikan.

Hagman është aktori i vetëm i cili ka luajtur në 357 episode, ndërsa shikuesit me padurim kanë pritur bëmat e reja të keqbërësit JR. Ferma në Texas në të cilën ka jetuar familja Ewing sot është muze. Pronarët e kanë shitur sepse janë mërzitur nga fansat, edhe pse atje janë xhiruar vetëm disa skena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here