Nuk dihet ku mund të jenë njohur, por tashmë po flitet për një lidhje mes futbollistit të njohur Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Eni Koçi. Ylli kosovar i futbollit, mjaft i pëlqyer edhe nga vajzat, mesa duket është afeksionuar pas Enit duke pëlqyer një pjesë të mirë të postimeve të saj në Instagram. Këngëtarja e po ndjek studimet në Londër, për dermatologji, shkruan “Panorama”.

Në fakt, e para që ka hapur lojën e pëlqimeve të fotove të Xherdanit ka qenë Eni, e cila ka marrë po ashtu pëlqime nga Shaqiri. Pas një kohe të konsiderueshme jashtë vëmendjes së publikut, Eni u rikthye para disa ditësh me një set fotosh ku shfaqej e transformuar në një kukull, por duke guxuar edhe me zhveshje nudo. Ajo e realizoi këtë set për 20¬vjetorin. Ndërsa Shaqiri, futbollisti më i famshëm nga Gjilani i Kosovës që luan me Zvicrën, më 10 tetor feston 25¬vjetorin. Nuk dihet nëse për këtë lajm dy personazhet e njohur do të bëjnë ndonjë koment, apo do ta lënë në heshtje./Albeu.com/

4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here