Dafina Zeqirin sot feston ditëlindjenSot është një ditë e veçantë për Dafina Zeqirin, e cila feston ditëlindjen e saj.Këngëtarja kosovare sot mbush 26 vjet, derisa tashmë është pushtuar me urime nga fansat dhe miqtë e saj, transmeton Telegrafi.

Dafina ka postuar disa foto në rrjetet sociale qysh mbrëmë, në njërën prej të cilave shfaqet një buqetë me lule dhe një urim nga familja e saj.

Duffy e ka filluar karrierën qysh si 18-vjeçare kur ka performuar në festivalin Polifest, por shpërthimin e arriti në vitin 2009 me hitin “La Vida Loca” në bashkëpunim me Blero dhe F-Kay.

Ajo sot është një prej yjeve më të mëdha të estradës shqiptare dhe çdo këngë e saj bëhet hit. /telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here