Ngado po qarkullojnë zëra se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka filluar një lidhje dashurie me Ledri Vulën, reperin e grupit ‘Skillz’.

Lidhja e tyre është bërë publike pas zbulimit të disa imazheve ku Ledri dhe Dafina kishin qenë së bashku, madje në një organizim për festat e fundvitit në një nga televizionet kosovare, ata kishin ardhur të shoqëruar së bashku si çift, por askush nuk kishte dyshuar për faktin se ata të dy edhe kanë bashkëpunuar në këngën ‘’Po m’pëlqen’’.

Për të fshehur këto dyshime, këngëtarja e njohur ka filluar të zbulojë përmes rrjeteve sociale imazhe private nga lidhja kur ishte me Krenar Çoçajn. Fotoja e zbuluar së fundi tregon Dafinën dhe ish-të dashurin në kohën kur kanë qenë duke pushuar pas ndonjë koncerti.

Për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur me ish-të dashurin e Dafinës, hulumtuam dhe na treguan që ai për momentin gjendet në Australi për punë dhe pushime. Madje nga atje, ai në profilin e tij kishte postuar disa statuse interesante dhe një foto si shenjë përshëndetjeje.

Edhe në kohën kur udhëtonte me Dafinën, Krenari më shumë shkonte në Australi për bizneset familjare. Krenari ndërkohë e ka harruar Dafinën, duke filluar të argëtohet me shumë femra në atë vend të largët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here