Këngëtarja e njohur e R’N’B, Dafina Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve më të fundit, sipas së cilave ajo i paska kërkuar para Arian Çanit, me qëllim që të paraqitet në emisionin e tij “Zonë e lirë”.

Edhe më herët është shkruar se Duffy që prej kur është bërë e famshme ka nisur traditën e pagesës për të marrë pjesë në emisione apo për të pozuar për kopertinat e revistave.

Por, nuk e kanë kaluar në heshtje këtë thashethemnajë mediatike personat që merren me menaxhimin dhe asistimin e karrierës së këngëtares, të cilët kanë thënë dje.“Na kanë kontaktuar disa persona për ta bërë të mundur pjesëmarrjen e Dafina Zeqirit në emisionin e parë “Zonë e Lirë” për këtë edicion.

Kemi konsideruar se nuk ka qenë koha e përshtatshme që Dafina të marrte pjesë në atë emision, për arsye objektive dhe subjektive dhe në asnjë moment nuk kemi kërkuar qoftë edhe 1 euro për pjesëmarrjen, sepse vendimi për të mos marrë pjesë ka qenë i prerë.

Jemi ne ata që kemi pasur oferta për t’u paguar, mirëpo as ofertat nuk e kanë ndryshuar vendimin tonë”. Duffy ka kërkuar që mediat të citojnë burimin e këtij thashethemi, ndërkohë që vetë Arian Çani nuk është deklaruar në lidhje me këtë çështje.

Është mësuar se këngëtarja, e cila pretendon se këto shkrime publikohen me qëllim që të sabotojnë figurën e saj; do të këndojë më 22 tetor në festën e ditëlindjes së 18-të të vajzës së pronarit të ndjerë të televizionit Top Channel, Dritan Hoxhës, e cila e admiron Dafinën. Edhe pse për pjesëmarrjen në këtë ceremoni ka pasur një ofertë joshëse, Dafina ka insistuar të tregojë se nuk ka pranuar që performanca e saj të paguhet qoftë edhe një cent.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here