Në klipin e saj më të fundit, “Dangerosly in love” e shohim Dafinën tek I këndon pikërisht kësaj dashurie ku shfaqet së bashku me Kenin, të dashurin e saj, në krah.

I pëlqen të eksperimentojë e të vijë ndryshe dhe disa herë, e shohim tepër seksi, disa herë tepër të thjeshtë, aq sa edhe ajo vetë shpesh pyet veten nëse është ajo Dafina e famshme?!

– Është vërtet Dafina “Dangerosly in love”?

Po. (Qesh)

– Cila do të ishte për ty një dashuri e rrezikshme?

Një dashuri e vërtetë! Sepse mendon vetëm për atë person, nuk mundesh pa të, kujdesesh për të etj. Ka shumë gjëra që e përshkruajnë fjalën “dashuri e rrezikshme”…

– Sa vend zë Krenari në 24 orëshin tënd?

Shumë vend! Gjithmonë jemi bashkë, e kemi shoqërinë të njëjtë dhe punojmë bashkë. Ndihmojmë njëri-tjetrin. (Qesh)

– Çfarë kërkon nga mashkulli që ke në krah?

Vetëm të jetë i sinqertë me mua, të më dashurojë dhe të më përkrahë në karrierë.

– Çdo herë ndryshe dhe e pëlqyer… Sa e vështirë është të vish kështu për publikun ?

Unë kam shumë qejf të eksperimentoj! Ndonjëherë dal shumë e thjeshtë, ndonjëherë më ekstra etj., por kjo nuk do të thotë që unë e ndërroj apo e ndërrova stilin, jo! Përndryshe kam qejf të eksperimentoj dhe gjithmonë, qëkur kam qenë e vogël, kam ndërruar stil. Ndodh që në një periudhë jam më serioze, ose më hip-hop, ose më seksi. I kam periudhat e mia, vetëm se si artist mendoj se është art të bësh ndryshime dhe të eksperimentosh në vallëzim, grim, flokë, styling, klipe, këngë etj. Unë thjesht inspirohem nga arti dhe moda, si çdo artist tjetër!

– Ke hapur faqet e tua të fansave në Facebook dhe Twitter. Sa aktive je në to?

Twitteri im është: „dafina_zeqiri“, ndërsa facebook-u: „DafinaDuffye M1“ ku une dhe BESFORT VIDEO M1 jemi Admina. .

Mundohem të jem sa më aktive në këto faqe. Në Twitter jam më aktive, gjithmonë me lajme të reja, komunikim me shoqërinë, familje, kolegë etj. Në faqen time të fansave në Facebook jam shumë aktive me fansat e mi; kur kam kohë flas me fansa, komunikoj shumë me ta. Mundohem të jem sa më e hapur për çdo lloj pyetjeje që kanë sepse me të vërtetë më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar shumë në karrierë. Për këtë, i falënderoj shumë të gjithë fansat dhe u them: “Ju dua shumë”!

– Cilat kanë qenë ngjarjet më të bukura që të kanë ndodhur së fundi?

Ngjarjet më të bukura? Hehe, ka shumë, me të vërtetë! I kam disa të tilla me të dashurin dhe familjen time sepse prej një muaji kam qenë në Suedi, pastaj në Australi, e kam udhëtuar shumë, kështu që ka shumë ngjarje të bukura që më kanë ndodhur. Mund të përmend njërën prej tyre e cila ka lidhje me otrën time të vogël Besa Zeqiri, kur më ka bërë surprizë mua dhe familjes duke na treguar kontratën me agjencinë e modelizmit në Suedi.

Më ka gëzuar shumë dhe I uroj shumë suksese. Edhe pse i kanë filluar shumë shpejt edhe asaj udhëtimet, i uroj suksese në punë!

– Ti shkruan edhe vetë tekste këngësh. Mendon se nëse përfshin ndjesitë e tua në këto tekste, kjo reflektohet më mirë te publiku ?

Nuk është e thënë, por është mirë të shkruaj tekste. Unë për vete shkruaj kur inspirohem prej dikujt dhe mendoj që ndoshta e këndon këngën me më shumë ndjenja… Është shumë relaksuese t’I shkruash vetë këngët dhe jam duke u munduar të shkruaj edhe në gjuhën shqipe (qesh) sepse di vetëm në anglisht. Kam shkruar tekste prej moshës 10 vjeçare, por ndoshta sivjet do të kem surprise me një këngë të cilën po mendoj ta shkruaj në gjuhën shqipe. Sa për reflektimet te publiku, mendoj që nuk ka lidhje kush e këndon këngën, por si e prezanton këngëtarja tekstin e këngën.

– Së fundi, ke realizuar disa foto që janë komentuar të ngjashme me stilin e Lady Gagas. Ti vetë, si do t’i komentoje ato?

Tani të gjithë do të kemi ndonjë njeri që nuk di të të vlerësojë dhe të cilëve gjithçka bën një artist shqiptar, u duket sikur është kopje! Me të vërtetë më vjen shumë keq sepse ne jemi shtet i ri në Europë dhe kemi nevojë për mbështetjen më të madhe, që ta shohin edhe jashtë se me të vërtetë ka artistë të mirë shqiptarë! Unë inspirohem nga artistët e huaj, sikur Lady Gaga, u inspirua në fillim prej Madonës. Të gjithë artistët e kanë një inspirim. Pa inspirim nuk mund t’i thuash vetes artist!Edhe valltarët kanë inspirim, këngëtarët, ata të cilët bëjnë art, të gjithë. Disa inspirohen nga natyra, disa nga arti, ka shumë gjëra. Unë nuk mendoj asnjëherë të kopjoj dikë, ndërsa për t’u insipruar inspirohem si çdo artist tjetër dhe më pëlqen shumë të eksperimentoj. Por tani, siç thashë edhe më lart, gjithmonë do të jenë ata që shpifin gjëra të tilla që nuk janë aspak të vërteta.

– Talentit i duhet fat apo fatit, talent? Me ty, si ka ndodhur?

Mendoj se së pari, talenti është dhuratë që ma ka falur Zoti dhe nëna ime, e cila ka qenë këngëtare më parë, Melihate Zeqiri. Mendoj se talentit i duhet fat dhe ndoshta, kontakte. Unë mora pjesë në Polifest 2007 me këngën “Rrallë e për mall”. Polifesti është i njohur si një prej festivaleve muzikore më në zë në Kosovë dhe aty e tregova veten, talentin tim e i ka pëlqyer edhe publikut,si dhe fitova çmime. Aty mund të them se nisi karriera ime. Kam qenë me fat që mora pjesë dhe bëra emër. Ndërkohë, ka edhe disa që kanë bërë emër përmes kontakteve…- Në jetën e çdokujt ka momente të vështira…

– Ku drejtohet Dafina dhe ku e gjen qetësinë për t’i përballuar ato?

Normal që çdo njeri i ka momentet e vështira. Unë, në të tilla momente drejtohem te familja, Keni dhe shoqëria e ngushtë! Ndoshta shëtis pak sa për t’i harruar ato momente.

– Mendon se suksesi sot është i rastësishëm apo një rrugë e gjatë për t’u bërë?

Mendoj se është i rastësishëm.

– Çfarë ngjyre ka për ty muzika nëse do ta shikoje me këtë sy dhe pse?

Të gjitha ngjyrat i ka për mua sepse ka shumë zhanre e plot kujtime, tekstet, muzika, kompozimi, dashuri, lot etj.! Pa muzikë, unë mendoj që nuk do kishim mundur me qëndru sot! (Qesh) Kur flemë, kur jemi të mërzitur, në veturë, në aeroplan, kudo njeriu dëgjon muzikë. Muzika e relakson njeriun dhe i jep adrenalinë, gjithashtu.

– Pavarësisht sukseseve të shumta, sërish të shohim si një vajzë shumë të thjeshtë… Çfarë të bën të jesh e tillë?

Më pëlqen shumë të jem e thjeshtë në jetën e përditshme. Kur jam në skenë, e shoh veten si artiste, por jashtë skenës, jam Dafina Zeqiri, një vajzë e thjeshtë që ka qejf të kënaqet dhe t’i gëzojë të tjerët. Ndonjëherë i them vetes: “A jam vërtet kaq e suksesshme dhe e famshme?” sepse më duket se ende nuk më është mbushur mendja për këtë (qesh), por në skenë dhe para kameras, ndryshoj.

– Dafina, një vajzë e vogël, më pas adoleshente dhe tani një këngëtare tepër e pëlqyer. Cilat janë ndryshimet që ke pësuar gjatë kësaj kohe?

Ndryshimi i vetëm mendoj se është se nuk ke jetë private. Tani, është shumë e vështirë ta kesh një jetë private.

– Tashmë, je kthyer në një imazh që merret si shembull nga shumë të rinj. Sa të përgjegjshme të bën ky fakt dhe si kujdesesh për të qenë një shembull i pagabueshëm?

Përkujdesem shumë, edhe pse ndodh ndoshta që njeriu bën gabime. Nuk ka njeri në botë që nuk ka bërë kurrë gabime, nuk ka njeri perfekt. Por, normal, kam shumë kujdes dhe më pëlqen shumë fakti që ka shumë të rinj që më shohin si një shembull. Për këtë arsye, duhet të kem kujdes, por prapë, pa dalë nga vetja.

– Si i keni marrëdhëniet në familje dhe sa ka ndihmuar ajo për të krijuar Dafinën që shohim sot në ekran?

Marrëdhëniet me familjen time janë shumë të mira. Mami më ka ndihmuar më së shumti dhe dy motrat e mia, Besa Zeqiri dhe Tringa Zeqiri. Besën e kemi top modele në familje (qesh) dhe ajo më ndihmon shumë për styling dhe për ide. Familjen e kam një mbështetje të madhe dhe mendoj që ajo më ka bërë atë që jam sot!

– Cili është pozicioni yt në shoqërinë tënde?

Në shoqëri jemi disa vajza dhe të gjitha e kemi pozicionin e njëjtë!

– Cila do të ishte vija melodike që do ta përshkruante më së miri jetën tënde?

Lauren Hill, “Killing me softly”.

– Cili është personi të cilit I telefonon më shpesh?

Mami.

– Me cilën rrymë muzikore dhe cilën kategori njerëzish nuk e gjen dot gjuhën e përbashkët?

Hardcore rock! Undergrown. Stili i Marelyn Manson…

– Pse meshkujt kanë frikë nga femrat e suksesshme?

Sepse gjithmonë kanë qejf meshkujt me qenë on top, më të suksesshëm se femrat! (Qesh)

– Si është një femër e suksesshme, sipas teje?

Të jetë vetvetja, jo mendjemadhe! Thjesht, vetvetja dhe shikon punët e saj. (Buzëqesh) Ajo, për mua, është gjithmonë e suksesshme.

– Dy personat që qëndrojnë më afër teje?

Krenari dhe Adriana, shoqja ime.

– Këtë verë do të jesh tepër e pranishme nëpër koncerte, datat e të cilave i ke bërë publike për fansat. Po pushimet e tua, si do të jenë këtë vit?

Hëm, nuk e di ende. Të shoh kur të mbarojë sezoni,koncertet, atëhere do të vendos ku do të shkoj me pushime.

– Si do ta quaje këtë intervistë?

Thjesht, një intervistë shumë të bukur. (Buzëqesh)/Revista Intervista/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here