Dafina Zeqiri, javë më parë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është argëtuar në shoqërinë e disa prej shqiptarëve të njohur, si Fadil Berisha, Blerim Destani, Afërdita Dreshaj etj.

Por as atje, këngëtarja nuk ka harruar fansat e saj, ndaj të cilëve ajo është shprehur gjithnjë falënderuese.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Dafina ka falënderuar të gjithë ata që i kanë falur dashuri, respekt dhe mbështetje.

“Së shpejti do të ketë projekte rë reja”, ka bërë të ditur këngëtarja, e cila nuk ka publikuar asnjë këngë të re, që nga singli “Tonight”.

Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur në vazhdimësi se qëndrimi në Amerikë për të është frymëzues.
I tillë duket të ketë qënë edhe koncerti i reperit të famshëm Jay Z, në stadiumin e Bruklinit, të cilin Dafina e ka përcjellur, duke e komentuar si legjendar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here